Ka nisur protesta e shoqërisë civile në Tiranë, për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase.

Në bulevard janë mbledhur me dhjetëra njerëz, nën moton “nuk e vrau varka por shteti”.

Protesta mbështetet gjithashtu edhe nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.

Nga ana tjetër, Ambasada e SHBA-së në Tiranë në një njoftim të fundit paralajmëron qytetarët e saj për të shmangur përfshirjen me turmën në protestën e thirrur sot nga Shoqëria Civile./albeu.com/