Ka nisur protesta e studentëve në ditën e 11-të të saj. Sot protesta ka nisur pak më vonë për shkak të motit të keq.
Në protestë janë bashkuar edhe qytetarë, por edhe banorët e Unazës së Re.
Disa ditë më parë banorët nuk janë lejuar që të bashkohen me studentët, pasi protesta e atyre është kthyer dhe në politike, ndërsa studentët kanë vendosur ta mbajnë “të pastër” nga politika protestën e tyre.
“Kjo është ajo që bën kjo qeveri, me studentët që janë pjesa më delikate e shoqërisë. Ne që të fillim pamë se lekët nuk shkuan për spitale dhe shkolla, por për xhepat e tyre.
Ne këtu protestojmë për kauzën e studentëve, kurse për kauzën tonë mblidhemi tek Unaza. Atje do të protestojmë”,- tha banori i Unazës.
Pritet që protestës t’i bashkohen edhe grupe të tjera shoqërore që janë të pakënaqur me politikat e qeverisë.





