Ka nisur puna për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Mosiu” në Durrës, ku po investohet për ngritjen e një hapësire me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik.
Fotot nga kantieri i punimeve dhe ai i projektit se si do të duket hapësira e re, u publikuan një ditë më parë nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe gjithashtu mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama e kryebashkiakja Emiriana Sako.