Një lagje e re pritet të nisë të ndërtohet në Ishëm, për personat e mbetur pa shtëpi nga tërmeti.
Përmes një postimi në rrjete sociale, bashkia Durrës bën të ditur se ka nisur punën për sistemimin e terrenit, ku do të ndërtohen 44 shtëpi nga shoqata “Rrënjë shqiptare”.
Së bashku me shtëpitë, projekti parashikon ndërtimin edhe të muzeut “Ibrahim Kodra” dhe të bibliotekës “Mbretëresha Geraldinë”.
Në fotot që shoqërojnë fillimin e punimeve, bashkia ka përfshirë edhe foto nga projekti përfundimtar, si pritet të jetë pamja finale që do të marrë kjo zonë pas realizimit të të gjithë inspektimit.
“Bashkia e Durrësit vijon punën për sistemimin e terrenit ku do të ndërtohet një lagje e re në Ishëm.
Në këtë terren shoqata Rrënjë Shqiptare do të ndërtojë 44 banesa, muzeun Ibrahim Kodra dhe një bibliotekë, lagje moderne për familjet e dëmtuara nga tërmeti që do të jetojnë në shtëpi të reja dhe shumë më të sigurta se ato që kanë patur”,– bën të ditur bashkia.
Bashkia e Durrësit vijon punën për sistemimin e terrenit ku do të ndërtohet një lagje e re në Ishëm. Në këtë…
Posted by Bashkia Durres on Sunday, May 9, 2021





