Ka filluar puna te Mbikalimi i Fllakës për ndërtimin e një kryqëzimi në disnivel në mënyrë që të krijohet akses në aksin kombëtar Durrës – Tiranë duke i ardhur në ndihmë bizneseve dhe banorëve nga të dyja anët e autostradës.

“Projekti konsiston në ndërtimin e katër rampave që lidhin mbikalimin e Fllakës me zonën “Maliq Muço” dhe zonën e “Fllakës”.

Rampat do të krijojnë mundësinë e aksesit për dalje dhe hyrje në autostradë për të dyja zonat, duke rritur sigurinë rrugore dhe duke shmangur aksidentet e mundshme”, –  njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.