Ka filluar puna për ndërtimin e godinës së parkimit publik, pranë Stacionit të Trenit në Durrës.
Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiakja Emiriana Sako në një postim në rrjetet sociale.
Sako shkruan se qendra e re do të ketë 396 vende parkimi dhe 7 nivele godine, me funksione të ndërthurura midis hapësirave për parkim, ambienteve për zyra dhe aktiviteteve të tjera.

Nisur nga mungesa e parkimeve në qytet, realizimi i këtij projekti pritet të lehtësojë ndjeshëm këtë problematikë që drejtuesit e automjeteve e vuajnë çdo ditë.
Por si do të duket parkimi i ri publik?
Në nëntor të vitit të kaluar kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video se si do të duket pas përfundimit të punimeve godina e parkimit, pamjet e të cilit do të jenë si në videon e mëposhtme.





