Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Kalanë e Krujës, ku tha se kanë nisur ndërhyrjet për restaurimin pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kreu i qeverisë theksoi se paketa e shpëtimit të monumenteve do të ngrejë cilësinë e hapësirave të Trashëgimisë Kulturore.

“Në Kalanë e Krujës ku kanë nisur ndërhyrjet shpëtuese dhe restaurimet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Paketa e shpëtimit të monumenteve të dëmtuara, e cila financohet nga Bashkimi Europian dhe donatorë të përveçëm, do të ngrejë cilësinë e hapësirave të Trashëgimisë Kulturore, për t’i bërë ato më të vizitueshme dhe më të qëndrueshme edhe financiarisht”, shkruan Rama krahas videos.