·      Rrjeta mbajtëse, mbjellje akacie, oleandër, rrap, selvi, bar etj, në mënyrë që kjo kodër jo vetëm të mos rrëshqasë më, por të jetë një vend frekuentimi nga qytetarët durrsakë.

·      Pedonale, stola, ndriçim, vend për biçikleta etj.

DURRËS, 5 qershor 2014 –Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, Ministri i Mjedisit Lefter Koka përuroi më 5 qershor 2014 fillimin e punimeve për rehabilitimin e Kodrës Vilë, e njohur ndryshe si Kodra e Currilave në qytetin e Durrësit. 

MINISTRI KOKA:

Në Ditën Botërore të Mjedisit po nisim zbatimin e projektit të rehabilitimit dhe pyllëzimit të Kodrës së Currilave, duke nisur një punë konkrete që do të ketë impakt tejet të madh për qytetin e Durrësit.

Kjo zonë ka qenë shumë problematike për qytetarët  pasi gjatë reshjeve të shiut rrezikonte banorët dhe kalimtarët me rrëshqitjen e dherave.

Ne jo vetëm do të zgjidhim problemin e rrëshqitjes, por edhe do t’u ofrojmë qytetarëve një park të bukur, të gjelbër, të aksesueshëm për qytetarët dhe vizitorët.

Me këtë projekt i japim rëndësi të veçantë gjelbërimit dhe mbrojtjes së ekosistemit.

Projekti do t’i shërbejë turizmit dhe zhvillimit ekonomik”.

PROJEKTI

Projekti për rehabilitimin e Kodrës Vilë është hartuar dhe financuar nga Ministria e Mjedisit.

Ky projekt transformon Kodrën Vilë, nga një zonë me rrëshqitje të herëpashershme të dheut mbi shtëpi banimi, madje dhe mbi Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Projekti përfshin sigurinë teknike me rrjeta mbajtëse dhe mbjellje me pemë dhe me bar, në mënyrë që kjo kodër jo vetëm të mos rrëshqasë më, por të jetë një vend frekuentimi nga qytetarët durrsakë.

Projekti parashikon një pedonale, stola, ndriçim, vend për biçikleta etj.

Përveç rehabilitimit do të realizohet edhe pyllëzimi i Kodrës.

Fidanët që do të mbillen  janë akacie, oleandër, rrap, selvi etj.

Në total kostoja e projektit është 240 milionë lekë.

Ky projekt e bën këtë zonë një nga zonat më të bukura të peizazhit të Durrësit. Zbatimi i projektit fillon me 5 qershor 2014 dhe mbaron në fund të këtij viti.

Ky projekt është vetëm fillimi i një sërë projektesh në mbarë vendin që synojnë rehabilitimin e zonave të degraduara.

Të pranishëm në përurimin e fillimit të punimeve ishin edhe Prefekti i Qarkut të Durrësit, Rolant Xhelilaj si dhe përfaqësues të Bashkisë Durrës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/