Njësia e OSHEE-së në Durrës, ka nisur remontin e fidrave të furnizimit me energji elektrike, për t’i vënë në gatishmëri për festat e fundvitit. Prej datës 17 dhjetor, në 9 zona, duke nisur nga shëtitorja “Taulantia”, bulevardi “Epidamn”, rrugët “Hysen Kërtusha”, “Egnatia”, “Kastrioti” deri te Vila e Zogut, rruga “Aleksandër Goga” dhe stadiumi, zona e Spitalit deri te kodra e varrezave të vjetra, do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për çdo ditë deri në 20 dhjetor.
Burimet zyrtare nga Njësia e Durrësit bëjnë me dije se ndërprerja e energjisë do të bëhet prej orës 02:00 të mëngjesit deri në orën 05:50 minuta të mëngjesit, për të mos i shkaktuar problem popullatës në aktivitetin e përditshëm.
K.H.





