Ka nisur rikonstruksioni i godinës së bashkisë Durrës.
Punimet janë duke u kryer në pjesët anësore të ndërtesës trekatëshe si dhe në ambientet e brendshme.
Rikonstruksioni i bashkisë pritet të zgjasë 2 muaj dhe po realizohet nga kompania “2 N” sh.p.k me vlerë mbi 22 milionë lekë të reja.
Tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit 2019 shkaktuan dëmtime në të, gjë që e bëri të domosdoshme ndërhyrjen për rikonstruksionin e godinës.
Në specifikimet e prezantuara në relacionin teknik të tenderit të hapur në muajin korrik të këtij viti parashikoheshin ndërhyrje në prishje muresh tulle, dyshemesë, heqjen e dyerve dhe dritareve, rikonstruksioni i taracës, ndërhyrja në tavane etj.





