Sezoni i ri në kampionatin shqiptar me gjasë mund të na gjejë si i ai i kaluari ku shumë skuadra ishin të detyruar të udhëtonin në qytete të tjera për të zhvilluar ndeshjet e tyre pritëse. Këtë vit më të rrezikuarat janë Kamza dhe Lushnja të cilave iu duhet një rikonstruksion themelor i stadiumeve për të përmbushur kushtet e vendosura nga FSHF.

Por në “Superligë” ka edhe nga ata skuadra që nuk janë të kënaqura me kushtet që kanë pasi e dinë që janë minimale dhe po mundohen për t’i përmirësuar. Më parë është mësuar se në klubin e Teutës do të ndodhin ndryshime të mëdha sa i takon financimit dhe nga sot rezultatet po shihen.

Ekipi durrsak ka njoftuar në faqen zyrtare në Facebook se kanë nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Niko Dovana” me qëllim për ta kthyer atë në sa më të denjë për tifozët.

Postimi i KS. Teuta

Ka nisur puna në “Stadiumin Niko Dovana” ku është duke u punuar në pjesën ballore ku sezoni i ri do e gjej me stola. Gjithashtu dhe në ambientet e brendshme, por dhe në tribunën kryesore po punohet për të qenë gati për sezoni e ri.