Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Durrësit, një ndërhyrje që synon përmirësimin e ndjeshëm të shërbimit për pacientët.
Sipas njoftimit zyrtar, investimi përfshin përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjen me teknologji të reja mjekësore, me qëllim rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor, uljen e kohës së pritjes dhe garantimin e më shumë sigurie dhe barazie në trajtimin e pacientëve.
“Mirëmëngjes ☀️
nga Spitali Rajonal i Durrësit ku do të nisë puna për rikonstruksionin e Urgjencës. 🚨
🏥 Investimi në infrastrukturë dhe pajisje të reja nuk është vetëm një nevojë teknike, por edhe një hap i domosdoshëm për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e barazisë dhe sigurisë për të gjithë pacientët.
Ky transformim do të ndikojë pozitivisht edhe në përballimin dhe menaxhimin me efikasitet të fluksit të pacientëve gjatë sezonit turistik.🧑⚕️🩺👨⚕️”, njofton Ministria e Shëndetsisë.





