Në ambientet e KQZ, në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ka nisur pak më parë procesin për rinumërimin e votave për qarkun e Durrësit.

Katër numërues nga administrata e KQZ do të rinumërojnë fletët e votimit në 108 kuti. Subjektet politike kanë vëzhguesit e tyre të pranishëm në 8 tavolina numërimi. 

Kutitë po hapen me kërkesë të LSI, e cila pretendon mandatin e saj të parë në këtë zonë zgjedhore pasi e ka humbur vetëm për 136 vota. Nëse arrin të marrë votat, Elona Guri do të bëhet pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Demokratët nuk patën fatin e aleatëve, pasi kërkesa e tyre për përsëritje zgjedhjesh u rrëzua.