48 skuadra në 12 grupe, UEFA Europa League merr formë për sezonin e ri nga Monako. Në Principatë të gjithë njohën kundërshtarët e tyre. 16 skuadra e fillojnë sezonin tani ndërsa 10 të tjera erdhën nga Playoff i UEFA Champions League. Pa harruar edhe debutues si Mainz 05, Nice apo dhe modestët e Osmanlispor.Kompeticioni rezervon sërish grupe dhe ndeshje për të mos u humbur. Të pranishëm edhe dy kuqezinj, Ansi Agolli me Qarabag dhe Ergys Kace, i sapotransferuar tek Viktoria Plzen. Përsa ju përket 12 grupeve, ato u ndanë në 6 me ngjyrë të kuqe e 6 të tjera blu.Grupi A duket më i forti ku Manchester United, Fenerbahce dhe Feyenoord do të luajnë për dy vende me anglezët favoritë për kreun. Historia e bën grupin G gjithashtu interesant. Ajax, Celta Vigo dhe Panathinaikos duhet të likojnë njëra-tjetrën por edhe Standard për dy vende që të cojnë më tej.Ansi Agolli e fillon rrugëtimin nga grupi J, ku Qarabag do të përballet me Fiorentina’n, PAOK dhe Liberec. Edhe Kace do luajë ndaj italianëve, pasi Viktoria Plzen u vendos në grupin E bashkë me Roma’n, Austria Wien dhe rumunët befasues të Astra’s.Ky është një nga dy sezonet e fundit që fituesi i shpërblyer me 15.71 milionë euro merr pjesw në Playoff’in e UEFA Champions League. Nga ai 2018-2019, fituesi i UEFA Europa League, do të jetë pjesëmarrës direkt në grupet e UEFA Champions League.Ndeshjet e fazës së parë do të luhen në 15 dhe 29 Shtator, 20 Tetor, 3 dhe 24 Nëntor për të mbyllur grupet në 8 Dhjetor.