Ka nisur seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj dy të arrestuarve, pas kapjes së 613 kilogram kokainë në Durrës që vinte me një kontejner nga Kolumbia.

Prokuroria ka kërkuar që seanca ndaj dy të arrestuarve, konkretisht pritësit të mallit Donaldo Lushaj dhe shoferit të trajlerit, Armando Pezaku të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Por avokati i Donaldo Lushaj, Maks Haxhia ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të hapura, pasi sipas tij nuk ka asgjë për të fshehur.

"Nuk ka asgjë për të fshehur. Donald Lushaj është një punëtor që paguhet me 25 mijë lekë. Ndaluan një grup punëtorësh dhe s’kemi çfarë të fshehim"- është shprehur avokati./BalkanWeb