Fatmir Meço, efektivi 33-vjeçar i policisë së Durrësit ka dalë sot përballë gjykatës së Durrësit për t'u njohur me masën e sigurisë.
Meço u arrestua pas një hetimi disa mujor nga ana e SHBÇA-së, pasi rezultoi se ai bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Fatmir Meço duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Madje në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike, bën të ditur policia.
Meço akuzohet për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” si dhe për “Shpërdorim detyre”.





