Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca paraprake për zyrtarët e Partisë Demokratike, të cilët janë të pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA.

Kryedemokrati Lulzim Basha është i pandehur në këtë çështje, por ai nuk po merr pjesë në seancë. Ndërkohë që në sallë ka hyrë ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, gjithashtu i pandehur.

Basha përfaqësohet në seancë nga Ivi Kaso dhe Eduart Halimi. Nëse shpallet fajtor, kryeopozitari Basha rrezikon deri në 7 vite burg.