Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të ri, ku 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit u ulën në vendet përkatëse.
Në fillim të seancës u vendos himni kombëtar, dhe më pas vijoi me fjalimin e saj deputetja Luljeta Bozo, e cila do të drejtojë Kuvendin sot siç e përcakton edhe rregullorja, duke qenë më e vjetra në moshë.
Kjo seancë pritet të ketë më së shumti një atmosferë formale, ku do të nisë procesi i verifikimit të mandateve të ligjvënësve dhe betimit të tyre.





