Nis sërish të dalë lumi Erzen nga shtrati, në Katund të ri ngrihet niveli i ujit

Pavarësisht përmirësimit të kushteve atmosferike, për banorët e Katundit të Ri nuk ka qetësi.

Lumi Erzen ka nisur sërish të dalë nga shtrati, pasi ka arritur kuotat maksimale dhe rrezikon sërish përkeqësimin e situatës tek banorët që prej 6 ditësh janë të rrethuar nga uji.

NJA Katund i Ri është një nga njësitë më të prekura të bashkisë Durrës nga përmbytjet që nisën të martën pas reshjeve të dendura të shiut.