Ashtu siç ishte paralajmëruar, sesioni i ri parlamentar ka nisur sot në orën 17:00, ndërsa opozita është e pranishme në seancën plenare. Ligjvënësit i rikthehen punës pas 4 javë ndërprerjeje aktiviteti parlamentar.
Në rendin e ditës, është parashikuar votimi i dy dekreteve presidenciale, atij për shkarkimin e Ditmir Bushatit si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme dhe emërimin e Edi Ramës në krye të këtij dikasteri.
Në fillim të seancës plenare, fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.





