Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Jalë.

Banorët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht për aksionin e ndërmarrë, ndërsa në dhoma kanë ende turistë.

Të indinjuar, banorët thonë se janë me dokumente të rregullta dhe duan t’i nxjerrin me dhunë nga prona e tyre.