Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e fletëve të votimit për diasporën.

SipasKlan News, sot është nisur dokumentacioni fleta e votimit për zgjedhësit jashtë vendit, të qarku Dibër dhe Berat.

Fletët e votimit për këto dy qarqe janë nisur në 85 vende të botës, por mbërritja e tyre nuk është e njejtë për të gjitha shtetet.

Në Europë mbërritja e fletëve të votimit do të jetë maksimalisht në datën 22 Prill, ndërsa në kontinetet e tjera të paktën deri në 25 Prill.

Kujtojmë se ditën e enjte ka nisur procesi i vënies së vulave në fletët e votimit për diasporën, i cili monitorohet 24 orë me kamera.

Në këto zgjedhje parlamentare, të drejtën për të shprehur vullnetin e tyre politik e kanë 3,713,761 persona, brenda dhe jashtë vendit.

Në këto zgjedhje do të ketë 5,225 qendra votimi dhe për herë të parë në historinë e procesit zgjedhor në vend, voton diaspora.