Ka nisur shpërndarja e ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga momenti kur ministrja e Mbrojtjes dhe ekipi i saj shpërndajnë ndihmat ushqimore

“Nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes, vijon shpërndarja çadër më çadër, në zonën e prekur nga tërmeti dhe derë më derë, kudo në Shqipëri te pensionistët e vetmuar dhe familjet më të varfra”.

“Durim, besim dhe përsëri durim”, mbyll postimin kryeministri Edi Rama.