Ka nisur në Durrës shpërndarja e teksteve mësimore të arsimit parauniversitar për vitin e ri shkollor 2018-2019.
Në shkollën 9-vjeçare "Eftali Koçi" është zhvilluar edhe një ceremoni e veçantë për shpërndarjen e librave për të gjithë vogëlushët të cilët do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Prindërit e nxënësve në këtë shkollë tregojnë se nisma e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve së bashku me qeverinë shqiptare lehtëson xhepat e tyre në këtë fillim të sezonit të ri shkollor.
Ndërsa në shkollën 9-vjeçare "Bedrie Bebeziqi", shpërndarja e teksteve mësimore është ndjekur nga prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto si edhe drejtoresha e arsimit për qarkun e Durrësit, Lindita Muka.
Në fjalën e tij, prefekti Nasto përveçëse ka uruar për një fillim të mbarë të procesit mësimor, është shprehur se nisma e re e cila i vjen në ndihmë të gjithë nxënësve të ciklit parashkollorë, do ti shërbejë jo vetëm familjarëve të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike por për të gjithë ata të cilët kanë fëmijë në këtë cikël.
Ndërkohë kjo nismë është përshëndetur edhe nga drejtoresha e zyrës arsimore për qarkun e Durrësit Lindita Muka.
K.H.





