Ambasada e SHBA në Shqipëri ka njoftuar së është hapur sot aplikimi për Lotarinë amerikane.

Në një postim në faqen zyrtare ambasada bën me dije se aplikimet mbyllen të martën, më 7 nëntor.

dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të dorëzuar aplikimin.

“Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2025) hapet sot (më 4 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 7 nëntor, 2023. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y.
Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv”
, njofton ambasada e SHBA.