10 qershor 2014 – Një grua që ka bërë seks me një delfin, si pjesë e një studimi shkencor ka folur për herë të parë për publikun.
Gjatë viteve ’60, kërkuesja e kafshëve, Margaret Howe Lovatt u bë pjesë e një eksperimenti të financuar nga NASA në ishujt Virxhinia në Shtetet e Bashkuara, me synim t'u mësonte anglishten krijesave detare inteligjente. Në vitin 1963, ajo kontribuoi për kthimin e një shtëpie në një rezervuar për delfinët, duke u zhytur në ujë, në mënyrë që kafshët të studioheshin më mirë.
Aty ajo takoi Peter-in, një delfin adoleshent, që e përshkroi si “seksualisht i pjekur”. Ata të dy “u lidhën” dhe marrëdhënia e tyre u ngjit në një nivel më fizik.
Margaret thotë se, “Peter-it i pëlqente të ishte… me mua. Ai fërkohej pas gjurit tim, këmbëve dhe duarve të mia dhe unë ia lejoja”. “Nuk ishte e parehatshme, për aq sa nuk ishte i vrazhdë. Në fillim, unë i thosha që të shkonte të luante me vajzat e tjera.”
Margaret pohon se kontakti i tyre u bë pjesë e rregullt e studimeve të saj, duke shtuar se, “nga ana e tij, ishte seksuale, ndësa për mua jo, ndoshta, sensuale”.
Mirëpo ajo që filloi me një idealizëm të viteve ’60 do të përfundonte në errësirën e një dekade. Eksperimenti do të finalizohej me një tragjedi dhe për vite me radhë, do të përhapeshin thashetheme se delfinët vuanin nga abuzimi me LSD. Po ashtu, u krijua një skandal lidhur me natyrën e marrëdhënies së Margaret me delfinin Peter.
Historia e plotë do të shtjellohet në një dokumentar nga BBC, “Vajza që bisedonte me Delfinët”, i cili do të shfaqet në Festivalin e Dokumentarëve në Shefilld, ditën e mërkurë, në 11 qershor.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/








