Ka nisur projekti i thellimi të Portit të Durrësit.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ku e quan si hapin e parë të transformimit rrënjësor të portit.
"Nis projekti i thellimit të Portit të Durrësit, si hap parë i një transformimi rrënjësor të tij. Hapi tjetër do të hidhet brenda vitit me fillimin e ndërtimit të Terminalit modern të Kroçerave dhe më tej, hapi i tretë do të jetë transformimi i platformës së sotme të kontenierëve, në një zonë portuale turistike
#ShqipëriaqëDuam
#DurrësiqëDuam", shkruan Rama krahas videos së publikuar.





