Ndërkohë që pritet se si do të vijojë protesta e studentëve në Tiranë dhe çfarë vendimi do të marrin, një tjetër protestë ka nisur në Durrës.
Sapo ka filluar grumbullimi i një grupimi individësh, të cilët do të bllokojnë autostradën Durrës-Tiranë për rreth 30 minuta.
Ata protestojnë për rrëzimin e qeverisë Rama, për ngritjen e çmimit të naftës, taksave, koncesionet, për luftën ndaj korrupsionit.
Në vendin ku ka nisur grumbullimi, poshtë urës së Shkozetit në afërsi të Kënetës (te kolegji “Turgut Ozal”), mësohet se në krye të protestuesve janë simpatizantë dhe krerë të PD-së së Durrësit.
Me pankarta në duar:“Durrësi proteston kundër varfërisë”, “Stop terrorit shtetëror”, “Poshtë mafia në pushtet”, “Qeveri e drogës ik”, këta protestues kërkojnë rrëzimin e qeverisë.





