Ditën e sotme ka nisur vaksinimi masiv i moshave mbi 70 vjeç. Procesi ka filluar në sheshin “Skënderbej”, ku të moshuarit presin në rradhë për të marë vaksinën “Sinovac”. Njëri nga të moshuarit i cili priste në rradhë sëbashku me gruan e tij, është shprehur mjaft optimist për këtë proces.

Ai tregoi se ishte kontaktuar nga mjekja e familjes, e cila e kishte udhëzuar për të shkuar dhe për tu vaskinuar në një prej çadrave të ngritura në sheshin Skëndërbej.

Në hapësirën e sheshit “Skënderbej” mbrëmjen e së shtunës nisën përgatitjet e tendave që do të shërbejnë si qendra vaksinimi. Procesin përgatitor e ndoqi nga afër ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo shpjegoi të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët për t’u vaksinuar.