Pas tre gjyqtarëve Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvendoset në radhët e prokurorëve.
KPK kalon në ‘sitën’ e vettingut prokuroren e Prokurorisë së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani e cila është dhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Seanca e KPK nisi në orën 11:00 dhe trupa gjykuese përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Bungo dhe Pamela Qirko.
Relatorja Genta Bungo u shpreh se hetimi paraprak i pasurisë është kriter i mjaftueshëm.
Rezulton se nuk ka fshehje të pasurisë por nga analiza e të ardhurave konstatohet se s'ka pasur të ardhura të mjaftueshme për blerje e apartamentit dhe dy garazheve në Tiranë. E njëjta gjë ndodh edhe për blerjen e makinës.
Pasuritë e prokurores:
Apartament 90 mijë euro në Tiranë,
Shtëpi banimi në Lezhë, 28 mije euro
Njësi shërbimi në Lezhë
Një automjet 'Toyota' me vlerë rreth 19 mijë
Deri tani Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të largojë nga sistemi gjyqtarët Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva.





