Shqipëria ka nisur zbatimin e marrëveshjes të nënshkruar me Britaninë e Madhe për të burgosurit shqiptarë në shtetin ishullor.
Kjo vjen pas nënshkrimit të komunikatës së përbashkët mes Kryeministrit Edi Rama dhe atij britanik Rishi Sunak në Dhjetor 2022.
Ministria e Drejtësisë bën me dije se 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej 4 vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.
Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.