Në Dragot të Tepelenës kanë nisur gërmimet për eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të marrëveshjes së ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias.
Sipas marrëveshjes paraprake, në varreza do të vendoset mbi çdo varr një kryq, ose një simbol kombëtar me përmasa të përcaktuara. Në rastet që nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në formatin mural pa emërtim. Në vendngjarje sot ka qenë e pranishme edhe ambasadorja greke në Tiranë.
Nga ana tjetër, disa aktivistë, pjesë e komunitetit çam, kanë protestuar dhe kërkojnë të njëjtën gjë për të vrarët çamë në Greqi.





