Ka nisur sot zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë për liderët partiakë të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, për shkak të pandemisë nuk ka pasur ndonjë organizim të veçantë ku liderët e subjekteve do t’ju drejtoheshin masës me mesazhe.

Po ashtu, në dallim nga herët tjera kjo fushatë për zgjedhje të parakohshme zgjat vetëm 10 ditë.