Në masakrën e Nisës, në Francë, u lajmërua se kishte të pranishëm edhe shqiptarë. Midis fotove të publikuara nga vendi i ngjarjes, dallohet trupi i një gruaje e cila duket se është mbuluar me një flamur shqiptar. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një shtetase shqiptare apo jo.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka njoftuar se deri tani nuk kanë marrë asnjë lajm se mund të ketë të plagosur apo viktima shqiptare në Nisë. Gjithsesi, gjatë orëve në vazhdim pritet që të vijnë përgjigje zyrtare rreth masakrës në të cilën humbën jetën 84 persona.