Luanët e kopshtit zoologjik “Safari Park” në Fier transferohen sot drejt shtetit të Holandës.

Pasi u shpëtuan nga vendi i izoluar pa kushte, banesa e tyre momentale ishte Kopshti Zoologjik i Tiranës për rreth një muaj.

Kujtojmë se atëherë, forcat e Policisë së Shtetit, bashkë me inspektorët, hynë brenda parkut zoologjik me forcë, duke ekzekutuar në këtë mënyrë vendimin për zhvendosjen e kafshëve drejt Tiranës sepse “Safari Park” nuk plotësonte kushtet për jetesën e kafshëve.