22 korrik 2015 – Nisen për të luajtur futboll në një kalçeto, dhe një aksident i rëndë tragjik i pret jetën dy të rinjve dhe plagos tre shokët e tjerë.
Tahir Vaja 16 vjeç dhe Naim Duka, 18 vjeç mbetën viktima të aksidentit fatal, ndërsa tre djemte e tjerë Ergus Vaja, 18 vjeç, Edlir Çaushaj, 17 vjeç dhe Adil Duka, 14 vjeç janë nisur me urgjencë drejt spitalit Ushtarak të Tiranës.
Ngjarja e rëndë u shënua gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Vllahat-Bahamat të Delvinës, ku të rinjtë ishin nisur nga fshati Rusan për të luajtur futboll në një fshat tjetër. Në momentin që ndodhi fatkeqësia, automjeti tip ‘Benz’ drejtohej prej të ndjerit Naim Duka.
Për zbardhjen e plotë të ngjarjes, policia ka nisur hetimet pasi shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/