60 infermierë nga Shqipëria do të nisen ditën e sotme drejt Italisë për të asistuar me kolegët e tyre italianë në spitalet ku ndodhen të shtruarit me Covid -19.

Grupi i infermierëve shqiptarë do të shpërndahen në spitale të ndryshme ku ka më tepër nevojë për ndihmë.

Grupi i dytë janë vetëm infermierë, të cilët i shtohen listës së 30 mjekëve dhe infermierëve të nisur afro një muaj më parë për t’u ardhur në ndihmë kolegëve në përballjen me të sëmurët nga Covid-19.