Prej 4 ditësh, një 84-vjeçar nga fshati Vlahën i rrethit të Hasit rezulton i zhdukur, pasi ishte nisur për në fshatin Dobrunë për të vizituar dhëndrin e tij.

Të shqetësuar nga moskthimi i babait të tyre në shtëpi, familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe kanë nisur kërkimet për të gjetur të moshuarin Ragip Muhadri.

Familjarët e tij kanë kërkuar edhe ndihmën e medias në mënyrë që personat që mund ta shohin, të njoftojnë menjëherë.