25 tetor 2013- Presidenti Nishani, sot dekretoi emërimet e disa gjyqtarëve në Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, në disa rrethe të vendit. Petrit Aliaj, Nazmi Troka, Skënder Damini dhe Margarita Buhali, janë emëruar nga presidenti Bujar Nishani, në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit në Vlorë.

Në Gjykatën e Apelit në Durrës, janë dekretuar emërimet e gjyqtarëve Desart Avdulaj dhe Arjan Balliu. Presidenti ka dekretuar edhe emërimin e Ken Dhima dhe Astrit Sheme, në detyrën gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Vlorë.

Ndërkaq, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Gjirokastër, është dekretuar emërimi i gjyqtar Ramiz Lala.