Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar sot se "dekretet kanë një specifikë të vecantë. Jemi në një situatë të tensionuar. Opozita është në protestë. Jemi pranë fushatës për zgjedhjet dhe kjo situatë e tensionuar nuk e ndihmon procesin, pasi opozita ka kërkesën për zgjedhje të lira. Ministria e Brendshme ka një rol parësor për zgjedhjet. Kam ndjekur me shqetësim edhe disa debate për kandidaturën për ministër të Brendshëm. Ka pasur dëshmi shqetësuese, të cilat akuzojnë Xhafën për ushtrim dhune dhe torturë gjatë hetimeve, jo vetëm ndaj atyre që hetohen, por edhe familjarëve. Sipas dëshmive ky hetim fokusohet për reagimet pas vdekjes së diktatorit. Në këtë kontekst personi që do të drejtojë së parë në respekt të lirive të të drejtave të njeriut, por edhe proceset politike, në kontekstin e pluralizimit në vlerësim tim".

Duke vazhduar më tej, Nishani u shpreh "unë do ta refuzoja këtë kandidaturë, por kushtetuta nuk ma jep këtë të drejtë, unë besoj dhe shprej që institucioni që vlerëson kandidaturat, që është parlamenti, do të gjykojë dhe vlerësoj të gjitha rrethanat dhe specifikën".