4tetor 2015 – Nishani e Rama ngushëllojnë familjarët e Simon Gjetës, komandandantit që u vra mbrëmë nga 56-vjeçari Ruzhdi Arishta në Oblikë të Shkodrës. “Lajmi i rëndë për ndarjen e parakohshme dhe tragjike nga jeta të komandantit të FNSH-së në Shkodër, duke rënë në krye të detyrës, është tejet i rëndë jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë shqiptarët. 

Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime si dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e pazëvendësueshme të bashkëshortit dhe babait të dashur, Simonit tuaj të shtrenjtë. Prehu në paqe të përjetshme Komandant Simoni!”, ishte mesazhi i presidentit. Gjithashtu, edhe kryeministri ngushëlloi familjen Gjeta. Simon Gjeta u vra gjatë aksionit për të arrestuar autorin e një plagosjeje në fshatin Oblikë. Pas 12 orësh forcat RENEA ekzekutuan edhe autorin, i fshehur në banesë.

/portali DurresLajm/