15 qershor 2015 – Presidenti Bujar Nishani thotë se nuk mund të zhduket korrupsioni në radhët e drejtësisë, nëse politika i mbështet gjyqtarët. Duke folur nga Gjermania ku zhvilloi një takim me drejtuesit e lartë të shtetit në këtë vend, ai vuri në dukje dhe një herë se në ç’fazë është sot drejtësia. “Një gjyqtar i korruptuar politikisht është shumë i mbrojtur dhe ai kthehet në një aset negativ për shoqërinë në tërësi, sepse ai i shërben një politikani, një njeriu me pushtet, dhe kjo i shpërblehet duke e lejuar atë që t'i bjerë në qafë dhjetëra qindra qytetarëve në konfliktet e përditshme. Drejtësia mund të shpëtojë, por kjo kërkon një vullnet të qartë të politikës”, tha Nishani, i cili vetë është kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Vetëm gjatë javës së shkuar u prangosën dy gjyqtarë për korrupsion, por konsiderohen vetëm maja e asbergut.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”