TIRANE,4 nëntor 2013 –  Presidenti Bujar Nishani dhe ai grek Karolos Papoulias kanë shkëmbyer sot një bisedë të gjerë 2 orëshe rreth temave të ndryshme që shqetësojnë të dy vendet dhe rajonin e Ballkanit në tërësi. Shqipëria këmbëngul në kërkesën drejtuar Greqisë për të hequr ligjin e luftës, që është akoma në fuqi dhe që mban në sekuestro konservative pasuritë e shtetasve shqiptarë në Greqi, por sërish nuk merr asnjë përgjigje nga pala greke.Këtë herë kërkesa drejtuar Athinës u bë nga Presidenti shqiptar Bujar Nishani drejtuar homologut të tij grek, Karolos Papulias në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri si President i Greqisë, por zyrtarisht para medias, nuk mori asnjë përgjigje. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij grek Karolos Papoulias vlerësoi marëdhëniet e mira mes Greqisë dhe Shqipërisë, por theksoi se për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin dhe marëdhëniet dypalëshe është e nevojshme të zgjidhen disa nga problemet që mbarten nga e shkuara. 

“Në axhendën e marëdhënieve dypalëshe ka edhe çështje të trashëguara, por edhe të reja që duhet të futen në rrugën e zgjidhjes. Ne besojmë se me vullnet të përbashkët dhe me frymën e mirëkuptimit për t'i kontribuar forcimit të marëdhënieve mes dy palëve duhet ti mëshojmë zgjidhjes së këtyre problemeve. Kërkova që Parlamenti grek të shfuqëzojë ligjin e luftës që qëndron ende në fuqi dhe bie në kundërshtim me nenin 15-të të Traktatit të Miqësisë. Shpreha shqetësimin për moszgjidhjen e çështjes së toponimeve që po bëhen problem për lëvizjen e lirë. Delimitimi detar mes dy vendeve mbetet një çështje për tu zgjidhur. Pala jonë është e gatshme të gjejë një zgjidhje të përbashkët me palën greke në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare për këto probleme”,- deklaroi Presidenti Nishani. 

Ai u shpreh se falenderoi homologun grek për mbështetjen që shteti i tij u ka dhënë emigrantëve përgjatë këtyre dy dekadave si dhe mbështetjen për procesin e integrimit dhe futjen e Shqipërisë në NATO. 

“Viti i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm sepse Greqia do të marë presidencën e radhës në BE, por edhe për ambicjen tonë për tu integruar në BE. Në këtë kuadër theksova se Kosova ka provuar për të gjithë skeptikët se pavarsia e saj ishte zgjidhja e duhur në shërbim të paqes në rajon dhe më gjerë. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë shënojnë një shembull se si me vullnet mund të arrihen marëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të sheshohen problemet. Vlerësova dhe intesifikimin e marëdhënieve mes Greqisë dhe Kosovës”,- deklaroi Nishani. 

Presidenti grek vlerësoi se vizita në Shqipëri është një shtysë e re e marrdhënieve greko-shqiptare, dhe se temat e trajtuara në këtë takim me z.Nishani do të jenë në interes të dy vendeve dhe më gjerë. 

“Me presidentin Nishani shqyrtuam çështje që kanë të bëjnë për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë por edhe për ato rajonale. Vizita ime në Tiranë na jep rastin për t’i dhënë një shtysë të re të marrëdhënieve greko-shqiptare dhe kjo është një gjë e mirë edhe për rajonin. Minoriteti etnik grek përbën një nyjë lidhëse dhe të pazgjidhshme mes dy popujve tanë. Grekët e Shqipërisë janë një pjesë e rëndësishme e jetës ekonomike dhe sociale në Shqipëri dhe të drejtat e tyre duhet të respektohen. Nga ana tjetër, qindra e mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi, përbëjnë një nyje lidhëse në marrëdhëniet tona. Tavolina e rrumbullakët që do të bëhet sot do tu japë mundës biznesmenëve shqiptarë dhe grekë që të zhvillojnë marrëdhënit. Shqipëria është një partner i Greqisë dhe me gjithë krizën ekonomike, biznesi grek është një nga investitorët më të mëdha.  Gazësjellësi në Adriatik që është një fushë bashkëpunimi, përbën një realitet të ri në rajon. Diskutuam gjithashtu edhe për marrëveshjen për demilitimin e detit dhe kjo do të jetë një përparësi si për presidencën greke në BE dhe atë Italiane që do vijë më pas. E informova presidentin Nishani për politikën e jashtme greke dhe veçanërisht në atë Qipriote. Diskutuam edhe për çështjet rajonale, si ajo e Ish-republikës së Jogusllave të Maqedonisë ne kërkojmë që të gjendet një emër i përbashkët dhe i përhershëm. E sigurova zotin Nishani që gjatë presidencës greke, do të mbështesim me gjithë fuqinë integrimin e Shqipërisë në BE. Presidentin Nishani që e ftova për në Greqi, e urova dhe i uroj popullit shqiptar stabilitet dhe përparim."- tha Papulias.

Presidenti grek nuk e përmendi në fjalën e tij çështjen çame, pavarësisht se paralel me takimin e tij me homologun shqiptar, jashtë ambienteve të Presidencës, pak metra larg mbahej një tubim nga Shoqata "Camëria”.

PROTESTA ÇAME: PAPULIAS MBAJ FJALEN TE ZGJIDHIM CESHTJEN CAME 
E ndërsa të dy presidentët po zhvillonin takimin, tek Piramida, disa metra larg Presidencës, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" shoqata "Çamëria" 
Protesta zgjati mbi 30 minuta.

“Ne i themi sot se 20 vite kaluan ndaj Papulias duhe të mbajë fjalën dhe të japë kontributin për zgjidhjen e çështjes çame. Të ndërmarrë inisiativën e heqjes së ligjit të luftës që mban peng ligjin e pronave. Çështja çame do të kontribuonte mes marrëdhënieve të dy vendeve. Nuk mund të ketë miqësi mes dy vvendeve nëse mbetet e pazgjidhur kjo çëshje. Politika greke të ndërmarra hapa për zgjidhjen e saj. Ne nuk bëjmë kompromise për çështjen tonë, është cështje historike politike dhe kërkohet vullnet politik”- tha Ardian Tana, kreu i shoqatës Çamëria.