TIRANE, 15 MAJ 2013 – Presidenti i Republikes, Bujar Nishani ishte i pranishem ne Konferencen Kombetare te Lidershipit te Gjyqesorit, e organizuar nga Programi i USAID-it per Forcimin e Sistemit te Drejtesise ne Shqiperi-JuST, ne bashkepunim me Prezencen e OSBE-se ne vendin tone dhe ne partneritet me Keshillin e Larte te Drejtesise dhe Ministrine e Drejtesise.

Ne fjalen pershendetese te mbajtur ne kete konference, Presidenti Nishani kerkoi nga lidershipi i gjyqesorit qe te perkrahin dhe zbatojne te gjitha reformat, qe i sherbejne kryerjes se procedurave transparente ne cilendo faze dhe cdo lloj procesi ne gjykate, duke i garantuar seciles pale ne proces te gjitha te drejtat qe u burojne nga Kushtetuta dhe legjislacioni shqiptar.

“Pavaresia, paanshmeria, pergjegjshmeria dhe eficenca jane standardet qe perfaqesojne njesite matese te drejtesise se shendoshem. Keto nuk kerkohen vetem nga nderkombetaret dhe qytetaret por edhe nga vete drejtuesit e gjykatave shqiptare. Gjykata ne ushtrimin e detyres per zbatimin e ligjit duhet te garantoje drejtsine individuale, mbrojtjen e ushtrimit te se drejtes, te mbroje individin nga arbitrariteti qeverises, te funksionoje si institucion i paanshem dhe i pavarur, i ndare nga pushtet. Baza kushtetuese dhe ligjore dikton nje gjyqtar te pavarur, por jo autonom per sa i perket imunitetit”, tha ai. 

Ne kete konference moren pjese Drejtori i Projektit JuST te USAID-it, John A. Carver; Ministri i Drejtesise Eduard Halimi; Zevendesambasadori i SHBA-ve, Henry Jardine; Kryetari i Gjykates Kushtetuese, Bashkim Dedja; Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla; Zevendespresidentja e Gjykates se Apelit te Gylating-ut ne Norvegji Hanne Sophie Greve; gjyqtari i Gjykates Superiore te Distriktit te Kolumbias ne SHBA, Truman A. Morrison, dhe perfaqesues te sistemit te drejtesise dhe atij gjyqesor ne Shqiperi.