Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi, ndaj delegacionit të deputetëve holandezë.

“Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit Shqiptar sulmuan sot me një fjalor rrugaçëror dhe fyes delegacionin fakt-mbledhës të Parlamentit të Holandës. Shokuese!!!

Këta nuk janë thjesht sharlatanë por bllokuesit e rrugës evropiane të Shqipërisë.

Duhet të largohen sa më parë që shqiptarët të kenë të hapur rrugën drejt Evropës”, shkruan Nishani në rrjetin social Facebook.