Tiranë, 29 nëntor 2013 – Krerët më të lartë të shtetit përkujtuan sot ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Ashtu siç ka ndodhur vitet e fundit, përkujtimi i 29 Nëntorit filloi me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. 
Rreth orës 10:00, presidenti Bujar Nishani, kryeministri i vendit Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, ministra, deputetë socialistë dhe aleatët e PS-së u bashkuan në vendosjen e kurorave me lule në memorialin “Nënë Shqipëri. 

Opozita festoi dje ditën e Çlirimit dhe ditën e Pavarësisë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga deputetët demokratë kryen homazhe tek “Varrezat e Dëshmorëve” pranë memorialit Nënë Shqipëri.