TIRANE, 8 nëntor 2013 – Presidenti i vendit, Bujar Nishani i kthen per rishqyrtim Kuvendit Aktin Normativ per “Për disa ndryshime në ligjin nr.  152/2013 “Për nëpunësin civil””.Kthimi nga ana e kreut te shtetit eshte bere permes nje dekreti te posaçem dhe eshte argumentuar me nje leter drejtuar deputeteve te Kuvendit, ku nenvizohen shkeljet e konstatuara prej tij ne miratimin e ketij akti.

“Si akt me fuqi juridike të posaçme, ligji zë vendin më të lartë (pas Kushtetutës) në hierarkinë e akteve ligjore, ndaj si i tillë ai duhet ndryshuar apo shfuqizuar vetëm nëpërmjet një ligji tjetër, dhe aspak, në gjykimin tim, nëpërmjet një akti normativ. Krijimi i precedentëve të  tillë, do të vinte në pikëpyetje rendin juridik dhe shtetin e së drejtës”- thekson Nishani ne letren e tij.

Sipas presidentit, një akt normativ i qeverise, pra i njerit prej pushteteve nuk duhet që të  modifikoje apo ndryshoje një ligj i cili është miratuar me shumicë të cilësuar, po ashtu nuk  mund të shprehet rreth çështjeve të hyrjes apo jo në fuqi të një ligji kaq specifik si ligji nr.  152/2013 “Për nëpunësin civil”, të miratuar në maj me konsensus të gjërë parlamentar.

Ai nenvizon me tej, se nese nje ligj i miratuar me shumice te cilesuar rishihet me anë të një akti normativ të Këshillit të Ministrave, mbetet taksative detyrimi i këtij të fundit të vrojtojë plotësimin e 3 kushteve: nevoja, urgjenca dhe marrja e masave të përkohshme. “Plotësimi i këtyre 3 kushteve duhet te jetë kumulativ pasi mungesa e plotësimit të qoftë të njerit prej tyre, e kthen nderrmarjen e një akti normativ nga Qeveria në një veprim antikushtetues”- thote Nishani.

 ”Me ane te dekretit nr. 8383, datë 8.11.2013, në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, ligjin nr. 161/2013 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 30.9.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr.  152/2013 “Për nëpunësin civil””- thote Presidenca.