2 tetor 2013- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.Presidenti Nishani dhe Ministri Bushati diskutuan për çështje të lidhura me bashkëpunimin e frytshëm ndërinstitucional si dhe shkëmbyen mendime në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Rajonit.