Nisi sot regjistrimi i kandidatëve fitues për Raundin e parë, të ciklit të parë të studimeve (Bachelor) për vitin akademik 2023-2024 në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Që prej orës 08:00 të mëngjesit e deri në orën 16:30, sekretaritë mësimore të Fakulteteve përkatëse në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës janë dhe do të jenë çdo ditë në gadishmëri duke mirëpritur të rinjtë për të kryer procesin e regjistrimit.

Gjithashtu për t’iu ardhur në ndihmë, në çdo godinë të UAMD-së do të gjeni këndet e informacionit për t’ju orientuar rreth procesit të aplikimit dhe dokumentacionit të nevojshëm.

📍Në Kampusin e Ri Universitar, për të gjithë ata që nuk e kanë kryer paraprakisht pagesën e regjistrimit, kemi vendosur në dispozicion dhe një sportel të Postës Shqiptare që ofron shërbim dedikuar këtij procesi.

‼️Kujdes:

⏳Lista e fituesve do ndryshojë çdo 48 orë. Sipas udhëzimeve të miratuara më herët nga Ministria e Arsimit, procesi i regjistrimit në raundin e parë do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe. Çka do të thotë se lista e fituesve të këtij raundi do të ndryshojë shtatë herë, kjo në varësi të kuotave që do të mbeten të paplotësuara nga përfundimi i çdo faze regjistrimi.

🙎‍♀️🙎‍♂️Maturantët dhe kandidatët e tjerë që janë pjesë e listës së fituesve të fazës së parë të këtij raundi, duhet të tregohen të kujdesshëm me zbatimin e afateve të regjistrimit, pasi në të kundërt nuk mund të vijojnë studimet e larta edhe pse janë shpallur fitues në një program të caktuar.