Greqi, 24 qershor 2014 – Në disa prej burgjeve të Greqisë, të burgosurit kanë shpallur që nga e hëna një grevë urie pa afat, për të protestuar ndaj projektligjit të qeverisë greke për ndërtimin e një burgu të sigurisë së lartë. Sipas televizionit shtetëror Nerit, ditën e parë kanë kaluar në grevë gjithë të burgosurit në Diavata, Trikala dhe Malandrino.

Komiteti i grevës u ka bërë thirrje gjithë të burgosurve t’u bashkohen protestave. Të burgosurit reagojnë, pasi sipas tyre, burgu i sigurisë së lartë nënkupton suprimimin e favoreve më elementare që ata gëzojnë në bazë të ligjit, si: lirimin me kusht, lejen e zakonshme apo marrjen me punë të të burgosurve me qëllim uljen e dënimit, por edhe vendos kufizime të ashpra në komunikimin e të burgosurve me të afërmit e tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/